U mor peng për disa minuta/ Zbardhet dëshmia e Dodë Gjokës: Konflikti nisi për shkak të…

schedule10:39 - 4 Prill, 2025

schedule 10:39 - 4 Prill, 2025

LEZHË- Një ditë më parë, tre persona morën peng për disa minuta Dodë Gjokën në rrugën Lezhë-Milot, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.

Ai është konfliktuar me tre shtetasit e shpallur në kërkim për motive të dobëta.

Sipas dëshmisë së dhënë, ai ka deklaruar se do ta zgjidhë këtë konflikt që sipas tij ka lidhje me një Hec që po ndërtohet në Kaçinar të Mirditës.

Mësohet se mes Gjokës që është nga zona e Kaçinarit dhe është punonjës sigurie ne kantierin në ndërtimin e Hec-it dhe tre personave që janë shpallur në kërkim dhe që mendohet se kundërshtojnë ndërtimin e Heci ka patur debate pasi të dyja palët kanë qëndrime të kundërta.

Kjo mendohet të jete zanafilla e debatit te krijuar që u shoqërua me tone dhe kërcënime që më pas solli marrjen me forcë në makine dhe dhunim të Gjokës.

Gjoka nuk ka pranuar të sqarojë shumë për këtë konflikt duke thënë veten se ishte diçka e çastit dhe se ka ende nevojë të qetësohet/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!