Ka mbërritur në Kuvend kandidati fitues për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela.
Siç shihet edhe ne foto, tashmë Kryeprokurori, po ndjek seancën parlamentare për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.
Mësohet se Çela do të kryejë betimin si Kryeprokurori i ri, menjëherë në përfundim të seancës parlamentare.
Olsian Çela është zgjedhur Kryeprokurori i ri i Shqipërisë. Kuvendi miratoi me 101 vota pro, dhe 2 kundër, dhe 10 abstenim, kandidaturën e tij për të qenë në krye të akuzës në Shqipëri.
Ndërkohë, Arta Marku mori 11 vota pro, 78 abstenim dhe 22 kundër.
Fatjona Memçaj mori 8 vota pro, 18 kundër dhe 87 vota abstenim.
Çela ka marrë të gjitha votat e Grupit Parlamentar të PS-së, si edhe një numër të konsiderueshëm votash, nga opozita parlamentare. PS konfirmoi gjatë paradites së sotme se, do të votonte në bllok Çelën në krye të akuzës.
/abcnews.al