U mbyll për shkak të pandemisë, tregtarët e tregut të madh në Vlorë ankohen për infrastukturën

schedule13:23 - 27 Tetor, 2020

schedule 13:23 - 27 Tetor, 2020

I  ngritur në muajin mars gjatë kohës pandemisë, tregu i madh në Vlorë ka mbetur në kushte mjaft të vështira. 

Tregtarët ankohen se ende nuk e dinë të ardhmen e tyre nëse do të rikthehen në vendin ku kanë punuar më parë apo a po do të vijojnë të qëndrojnë në këto kushte mjaft të vështira.

Sipas tyre ky tregon nuk plotëson kushtet minimale për shitje.

“Jemi në qiell të hapur. Në të gjithë rrethet ka treg, vetëm në Vlorë. pse është shuar me ujë Vlora”, është shprehur një tregtar. 

Një tjetër shprehet se pas prishjes së tregut të Orizit kanë ngelur bosh.

“Ne na u prish tregu orizit. Borxh. Eshte shume keq. Kot u prish, ishte 100 here më mirë. Nuk na thotë gjë njeri, këtu  është skandal. S’kemi ku ankohemi”. 

Kërkojnë të kthehen në tregun që u mbyll. 

“Unë nuk jam dakord të rri këtu,dua të iki atje ku isha. Kur të tjetër janë atje, pse mos të jemi dhe ne, biçikletat në vend i ke. Vete ne për çfarë arsye. S’na kanë dhënë asnjë përgjigje,”, është shprehur një tjetër.

Në ditë me reshje tregu del jashtë funksionit. Ndër të tjera një tregtar thekson se në momentin që bie shi askush nuk interesohet për ta. 

“Ujë këtej, ujë andej, ne ku do rrimë. Me plasmas nuk na lënë me çadër jo. Tatimet i paguajmë”, ka thënë ai.

Edhe pas kanë kaluar 7 muaj nga mbyllja e tregut, tregtrët nuk e kanë ende një përgjigje nga bashkia se kur do të kthehen në vendin e punës. /abcnews.al