Familjarë dhe të afër të 40-vjeçares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë këtë shtunë lamtumirën e fundit.
Trupi i 40-vjeçares është dërguar në Vlorë. Shqiptarja u vra nga ish-partneri i saj pak ditë më parë në Greqi.
Të afërmit dhe familjarët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kanë treguar se çifti kishte konflikte, të herë pas here. Mes lotësh dhe dhimbjesh familjarët kërkojnë drejtësi.
/abcnews.al/