U liruan pas 5 ditësh, Abc News në hotelin ku do të karantinohen 27 shqiptarët

schedule19:23 - 7 Prill, 2020

schedule 19:23 - 7 Prill, 2020

Pasditen e sotme u liruan 27 qytetarët shqiptarë të cilët ishin të bllokuar prej 5 ditësh në doganën e Kapshticës.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raportoi për Abc News nga hoteli ku do të karantinoren emigrantët. Hoteli ndodhet në periferi të qytetit të Korçës, dhe pritet që ata të mbërrijnë pas pak minutash në këtë hotel.

Vendimi për lejimin e hyrjes në Shqipëri është marrë vetëm për 27 prej qytetarëve të bllokuar, ndërsa pjesa tjetër nuk janë lejuar, pasi ata rezultojnë rezidentë në Greqi.

Vendimi për lirimin e tyre ka ardhur pas negociatave dhe marrjes përsiper të kostos, 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare. KKD e mori këtë vendim pasi kryeministri Rama deklaroi se ata do futen ne territorin tone, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Që prej ditës së premte ata qëndronin në të ftohtë dhe pa ushqime, ndërsa disa prej tyre shfaqën edhe probleme shëndetësore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!