Shefi dhe themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, është vënë nën hetim zyrtar në Francë si pjesë e një hetimi për krimin e organizuar në aplikacionin e mesazheve, thonë prokurorët e Parisit.
39 vjeçari nuk është lënë në paraburgim, por është vendosur nën mbikëqyrje gjyqësore dhe duhet të paguajë një depozitë prej 5 milion eurosh.
Miliarderi me origjinë ruse, i cili është gjithashtu ka nënshtetësi franceze, duhet të paraqitet në një stacion policie dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.
Durov u ndalua fillimisht pas mbërritjes në aeroportin Le Bourget në veri të Parisit të shtunën e kaluar nën një urdhër për shkelje në lidhje me aplikacionin.
Në deklaratën e së mërkurës, prokurorët e Parisit thanë se Durov u vu nën hetim zyrtar mbi veprat e supozuara që përfshinin: Bashkëfajësi në administrimin e një platforme online për të mundësuar transaksione të paligjshme nga një bandë e organizuar, refuzimi për të komunikuar me autoritetet, bashkëfajësi në shpërndarjen kriminale të organizuar të imazheve seksuale të fëmijëve./abcnews.al