U largua për dashurinë, shqiptarja flet nga Honolulu: Në fëmijëri mendoja se nuk ekzistonte si vend, se e kishte shpikur gjyshja

schedule08:30 - 1 Mars, 2022

schedule 08:30 - 1 Mars, 2022

Aurora Shele, vajza që jeton në Honolulu dha një intervistë bashkë me bashkëshortin e saj për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Ajo është nga Tirana ndërsa partneri i saj nga Buenos Aires. Gjatë lidhjes me Skype, ajo tregoi se janë njohur në Korenë e Jugut.

Pas 10 vitesh së bashku, Aurora vendosi të largohej nga Parisi ku jetonte për të shkuar në Honolulu. Ajo tregoi për gazetarët e emisionit se nuk ia kishte marrë mendja se do të zhvendosej për të jetuar në këtë qytet të Hawait.

“Kur filloi koronavirusi kishim ngelur të mbyllur në shtëpi, flinim përditë me njëri-tjetrin. Donim t’i jepnim drejtim këtij muhabeti. Aleksi më propozoi në Janar. Por m’u deshën 8 muaj për të ardhur këtu.”, tha Aurora.

Për më tepër, ajo tha me shaka se kur ka qenë e vogël mendonte se ishte një vend që e kishte shpikur gjyshja. Përveç hipnozës, ajo tregoi se i pëlqen që të lexojë dhe letrat tarot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!