U largua nga Shqipëria 16-vjeç, rrëfehet Eno Peçi: Nuk i kam harruar kurrë rrënjët, kam shumë kujtime nga fëmijëria

schedule12:25 - 16 Mars, 2023

schedule 12:25 - 16 Mars, 2023

Balerini dhe koreografi i njohur në Austri dhe jo vetëm, Eno Peçi ka bërë një rrëfim për emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.

Ndër të tjera, ai ka folur për identitetin që ka ruajtur edhe pse është larguar në Vjenë në moshën 16-vjeçare.

“Për mua personalisht identiteti është shumë i rëndësishëm, pavërësisht rrugëtimit si ka vajtur. Unë fëmijërinë time e kam kaluar në Shqipëri dhe më 16-vjeç kam shkuar në Austri. Mbase edhe ky identiteti im që më thërret këtu në Shqipëri, rrënjët le të themi. Por janë disa faktorë shumë të rëndësishëm. Për secilin prej nesh është shumë e rëndësishme që rrënjët t’i mbajmë. Nga njëherë kujtimet për secilin prej nesh zbehen dhe nëpërmjet një situacioni, kur na vjen si déjà vu, aty kujtohemi dhe na vjen që i kemi parë këto kujtime, i njoh këto imazhe”, u shpreh Eno.

Më tej, ai është kthyer pas në kohën kur ka qenë fëmijë, duke e kujtuar si një ndër periudhat më të bukura të jetës.

Ka pasur shumë kujtime nga fëmijëria ime, pavarësisht trazirave në ’97-’98 që kanë ndodhur atëherë, por unë kam pasur një fëmijëri të bukur. Mua më pëlqenin ato momentet që luanim futboll. Nga një herë kjo liria që kemi nevojë në jetë, në fëmijëri nuk e kemi të kufizuar, nuk kemi pranga. Më pas fillon jeta, marrim drejtime të ndryshme, punëra të ndryshme, kemi një rutinë, një disiplinë, kurse kur je fëmijë je i lirë”, shtoi balerini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!