U largua me konsensus nga Egnatia? Reagon Magani: Erdhi si “rrufe” në qiell të hapur

schedule12:43 - 30 Nëntor, 2021

schedule 12:43 - 30 Nëntor, 2021

Skuadra e Egnatias ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Gugash Magani menjëherë pas humbjes me skuadrën e Kukësit me shifrat 2-0.

Në njoftimin e klubit është thënë që ndërprerja e kontratës është bërë me konsensus mes palëve dhe se klubi e falënderon dhe i uron suksese Maganit.

Por sipas “Panorama Sport” që ka kontaktuar me Maganin është zbuluar se nuk ishte asgjë me konsensus por shkarkimi nga skuadra i ka ardhur si “rrufe” në qiell të hapur.

“Më kanë shkarkuar. Sot (dje) në mëngjes më njoftuan. Ishte vetë presidenti që ma komunikoi. Më tha që vendimi u mor për mungesë rezultatesh dhe ecuria është larg pritshmërive. Nuk është se jam fort dakord me argumentimin, por megjithatë e respektoj. Nuk dua të flas më shumë tani, pasi më erdhi si rrufe në qiell të hapur. Nuk besoj se ishim keq dhe nuk e prisja, të them të drejtën. Mendoj se skuadra në kompleks ka pasur ecuri të mirë”, ka deklaruar Magani për “Panorama Sport”.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!