“U kujdes vetëm për karrigen”, Berisha: Pati masakër elektorale, por Basha s’i fitoi zgjedhjet

schedule20:06 - 29 Shtator, 2021

schedule 20:06 - 29 Shtator, 2021

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përfunduar mbrëmjen e së mërkurës takimin me qytetarët e Durrësit.

Në “Foltoren” e sotme, Sali Berisha deklaroi ndër të tjera se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ishin fituar nga Partia Demokratike, edhe nëse nuk do të kishte ndodhur ajo që opozita e cilëson si “masakra zgjedhore”.

Por sipas tij, as PS nuk është fituesja e këtyre zgjedhjeve.

Duke folur për situatën pas tërmetit në Durrës dhe mënyrën sesi u bë fushatë me personat e dëmtuar pas 26 nëntorit të 2019, Sali Berisha tregoi sesi sipas tij kreu i PS bleu votat. Por shtoi se tradhtinë e bëri edhe Lulzim Basha.

“Që ta dini ju, gjatë prillit janë disbursuar 90 milionë eurp, në 4500 familje në Durrës dhe mijëra të tjera në rrethe të tjera. Euro të dërguara direkt në konto bankare, blerje e mirfilltë e votave. Mbarohen zgjedhjet, tani nuk pyet kush më për to….Pra të gjitha këto i bëri Edi Rama duke shkelmuar në mënyrën më flagrante parimet më themelore të zgjedhjeve të lira. Por tradhtinë e bëri Lulzim Basha. Sepse, jam ulur me të, dhe edhi publikisht jam ngritur, kërkova që PD të bëjë avokatinë tuaj, në arenën ndërkombëtare duke denoncuar masakrën zgjedhore. Ndonëse i bindur që PD nuk i fitoi zgjedhjet. Por Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Basha çfarë bëri?”

Sipas Berishës, në vend që të merrej me “masakrën zgjedhore” dhe çështjen e patronazhistëve, Basha u kujdes vetëm për karrigen e tij.

“Plus patronazhistët…U mor zoti Basha me këtë? U mor me karrigen e tij. Filloi zgjedhjet në parti në vend se të merrte gjithçka që ndodhi, t’i çonte në komunitet ndërkombëtare të thoshte që këto zgjedhje janë grabitur. Tani, vazhdon në sintoni…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!