Një konflikt me armë mes disa personave ka ndodhur në aksin Gjepalaj-Shijak. Në pranga ka rënë 28 vjeçari Fabina Calliku, i cili akuzohet se ka kërcënuar me armë dy personat me të cilët u konfliktua.
Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua nga policia.
Gjatë veprimeve, policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën ky shtetas e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes./abcnews.al