U kishte premtuar kalimin në BE, kapet korçari duke transportonte sirianët me kamionçinë

schedule10:44 - 17 Janar, 2021

schedule 10:44 - 17 Janar, 2021

Një 35-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga Siria. I arrestuari është M. L. 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Ai u kap në fshatin Vishocicë duke transportuar emigrantë me një mjet tip kamionçinë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ db/Abcnews.al