Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO-Momenti i arrestimit në Durrës, u kapën me kokainë, tentuan të ikin, polici qëlloi në ajër

schedule18:16 - 11 Maj, 2021

schedule 18:16 - 11 Maj, 2021

Mbyllet me dy të arrestuar dhe rreth një kg kokainë të sekuestruar operacioni anti-drogë i policisë së Durrësit në zonën e Plazhit, pamjet e të cilit Abcnews.al i siguroi ekskluzivisht.

Rreth orës 17:30 të pasdites së sotme efektivët vendosën që të ndërhynin për të arrestuar dy të rinjtë që dyshohej se shpërndanin kokainë.



Por hasën në rezistencën e tyre, që kundërshtuan efektivët me dhunë dhe tentuan që të arratisen, por njëri nga policët qëlloi në ajër duke i paralajmëruar.

Tentativa e dy të rinjve, Vilson Memini 29 vjeç dhe Erges Shehi 30 vjeç për t’u arratisur merr fund duke përfunduar në pranga, raporton gazetari i ABC, Leonidha Musai.

Memini ka lindur në Elbasan dhe banon në lagjen nr. 18 në Durrës, ndërsa Shehi banon në qytetin bregdetar në lagjen nr. 13, Plazh, të dy sipas policisë me precedent të theksuar kriminal.

30-vjeçari përpos faktit që është skeduar nga blutë e Durrësit si shpërndarës droge, në 2014 ka plagosur Fation Taipin.

Ngjarja e sotme ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët e zonës dhe kalimtarët në rrugë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!