Dy persona janë arrestuar në Durrës pasditen e sotme me rreth një kg kokainë, ndërsa Abcnews.al siguroi pamjet e momentit të operacionit blic ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Nga të dhënat paraprake mësohet se policia e Durrësit e zhvilloi operacionin në lagjen nr. 13 Plazh për të goditur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kokainë.
Gjatë operacionit dy persona me inicialet V.M 29 vjeç dhe E.SH 30 vjeç me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej efektivëve qëlloi në ajër për t’i neutralizuar.
Tentativat e arratisjes dështuan dhe V.M 29 vjeç e E.SH 30 vjeç u prangosën, ndërsa u sekuestrua rreth një kg kokainë, teksa operacioni vazhdon./ Abcnews.al


