Nga Glidona Daci
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, i akuzar për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë detyrë publike”.
Memini u vu nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja. Ky është vendimi i parë që GJKKO dënon një person të akuzuar për korrupsion.
Burime nga Gjykata e Posaçme bëjnë me dije se ka edhe shumë raste të tjera të kësaj natyre që janë në shqyrtim në këtë institucion, i cili u ngrit për të hetuar e gjykuar korrupsionin në nivele të larta./ db/Abcnews.al


