U kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, jepet masa e sigurisë për 13 të arrestuarit

schedule13:47 - 17 Janar, 2023

schedule 13:47 - 17 Janar, 2023

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy prej të arrestuarve për operacionin e kontrabandës së naftës. Për pronarin e anijes, Elton Qevani pronari si dhe kapitenin Selim Gaba gjykata ka dhënë masën arrest me burg ndërsa detyrim paraqitjeje për Klajdi Kapxhiun dhe Muhamed Rada.

Ndërkohë ekuipazi i libanese është lënë i gjithi në arrest me burg: Muhamed Arafe, 48 vjeç,  Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nwegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç,  Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe Adil Badawi, 55 vjeç.

13 personat u arrestuan pas një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Guardia di Finanza ku u kapën 62 mijë litra naftë kontrabandë pranë Portit të Durrësit që vinte nga Libia. Anijet u konstatuan më 12 janar, kur u arrestuan anëtarët e ekuipazhit të ‘Geni’./abcnews.al