Dy italianë janë arrestuar për falsifikim të letrave me vlerë, nga policia kufitare në doganën e Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Policia thotë se në automjetin e italianëve, 44 dhe 49 vjeç, u gjetën dy pako me çeqe të dyshuara si të falsifikuara me vlerë 1 milion dollarë.
Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e dy italianëve, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme./abcnews.al