Dy persona në Korçë janë arrestuar pasi janë kapur duke transportuar shtatë emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, në pranga u vunë G. D., 36 vjeç dhe A. J., 23 vjeç, banues në Pogradec.
Këta dy qytetarë, u kapën nga policia në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fuoristradë tip “Benz”, shtatë emigrantë të paligjshëm.
Këtyre të fundit, kundrejt shpërblimit, u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së. Njoftohet po ashtu se, 23-vjeçari A. J., ka tentuar të largohet në momentin që policia po i bënte kontrolle, por është kapur nga efektivët sërish. s.b/abcnews.al/