TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”. Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pas aksionit të realizuar kundër veprimtarive kriminale.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak..
42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


