Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish/polici Sokol Dardha.
Ai u kap dy ditë më parë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë me 33 doza Kokainë dhe vaj hashashi në makinë. Dardha ka mbërritur në Gjyjatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe masa e sigurimit ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura.
Sokol Dardha akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”,bazuar në Nenin 283 të Kodit Penal dhe “Nxitje për përdorimin e lëndëve narkotike”,bazuar në Nenin 286 të Kodit Penal. /abcnews.al/