U kap me rreth 300 mijë euro në kamion, lihet në burg Ferdinand Murikaj

schedule12:00 - 15 Nëntor, 2020

schedule 12:00 - 15 Nëntor, 2020

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shoferin e kamionit ku u gjetën dhe sekuestruan mbi 294 mijë euro të padeklaruara në kufi.

Ferdinand Murikaj, 29 vjeç, u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për konsumim të veprave penale të ”mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe ”pastrim i produkteve të veprës penale”.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj per ABC, ndonëse Murikaj nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, gjyqtarja e çështjes e vlerësoi të ligjshëm arrestin e tij dhe vendosi caktimin e masës së sigurimit ”arrest me burg”.

Në kërkim vijon të jetë shtetasi Erjon Jovani 36 vjeç, pronar i kamionit, i cili ka qenë dhe më parë  i proceduar penalisht për trafik narkotikësh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se paratë e sekuestruara vinin nga veriu i Italisë dhe janë produkt i veprimtarisë kriminale të grupeve që merren me trafikun dhe shpërndarjen e narkotikëve dhe do të pastroheshin në vendin tonë duke u investuar në aktivitete të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!