Një 23-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shape”.
Dimeniko Cibaku kap në rrugën “5 Maji”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja./abcnews.al

