U kap me armë dhe miliona pranë selisë së PS, gjykata jep vendimin për Vladimir Gjutën

schedule11:25 - 13 Shkurt, 2020

schedule 11:25 - 13 Shkurt, 2020

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Vladimir Gjutën. Ndërkohë avokati i tij deklaroi pas seancës se kërkesa e prokurorisë bazohej vetëm në faktin e sasisë së parave që kishte me vete. Sipas tij, klienti i ka pasur paratë për t’i thyer në Exchange dhe për t’i përdorur për biznesin e tij.

“Ka mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka menduar ai. Me paratë ai pretendoi se paratë janë të ligjshme dhe i ka siguruar nga biznesi në Angli së bashku me familjarët. I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mallra amerikane. prokuroria kërkoi arrest me burg vetëm për paratë e gjetura. Paratë do i thyente për biznesin e tij”, deklaroi avokati.

Ndalimi i Gjutës është bërë me 10 shkurt pranë selisë së PS duke lëvizur i armatosur, por në atë moment selia e PS ishte e mbushur me deputetë, ministra dhe vetë kryeministrin Rama pasi po zhvillohej mbledhja e Kryesisë.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se Gjuta në polici para grupit hetimor është shprehur se mbante armë me vete pasi kishte një shumë të madhe parash me vete dhe do ti thyente në Exchang-in që ndodhej pranë selisë së Partisë Socialiste.

“Vlerësimi i masës do të bëhet me dyer të mbyllura. Ai ka shpjeguar se ka lëvizur me pistoletë pasi kishte një 120 mijë eurosh me vete të konsiderueshme parash me vete. Ai ka thënë se është një person që e do dhe e vlerëson shumë Edi Ramën dhe Berishën. Ai ka theksuar se paratë ika marrë nga i ati për ti thyer dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër”, tha gazetarja e ABC News Glidona Daci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!