U kap duke vaditur parcelën me kanabis, arrestohet 62 vjeçari në Dibër

schedule08:45 - 23 Qershor, 2023

schedule 08:45 - 23 Qershor, 2023

Një 62 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. 62-vjeçari u kap duke vaditur parcelën që kishte kultivuar 233 bimë kanabis.

Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë pas një monitorimi të zonës nga policia me dron.

Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë canabis në territorin e bashkisë Mat, ku një person u vu në pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!