Një 25-vjeçar shqiptar i cili u arrestua më 24 korrik nga policia britanike, për kultivim të bimëve narkotike kanabis në një shtëpi bari në Bradford është dënuar me tetë muaj burg.
Mediet britanike bëjnë me dije se i riu tentoi të fshihej mes bimëve për t’i shpëtuar policisë. Por tentativa e tij dështoi.
Mësohet se i arrestuari është Amarild Elezi.
Elezi kujdesej për lëndën narkotike e cila ishte vendosur në një shtëpi në Broadstone Way, Holme Wood, Bradford.
Në banesë u zbuluan 81 fidanë.
I riu shqiptar i cili ishte marangoz, kishte hyrë ilegalisht në vend dhe fillimisht kishte punuar në kantierë. Ai kishte 5000 £ borxh ndaj trafikantëve. Sipas tij ai erdhi në Bradford për tu kujdesur për bimët e kanabisit për të paguar paratë e borxhit./Abcnews.al/