U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, pranga 22-vjeçarit në Vlorë

schedule14:39 - 15 Tetor, 2024

schedule 14:39 - 15 Tetor, 2024

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke transportuar me automjet kundrejt pagesës, 2 shtetas të huaj që synonin kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Delta Force, në aksin rrugor “Qeparo-Kuç”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/