Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, në pranga 30-vjeçari në Korçë

schedule13:56 - 9 Shkurt, 2021

schedule 13:56 - 9 Shkurt, 2021

Një 30-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Mësohet se K. L., banues në Korçë u arrestua në flagrancë në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec.

Ai po transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW X5”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte marrë nga nga 100 euro personi me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, policia ka kryer kontroll në banesën e 30-vjeçarit ku ka gjetur edhe një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që u sekuestrua si provë. sb/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!