Një person është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar katër klandestinë që kishin hyrë nga Greqia.
Mësohet se i arrestuari është Sajmir Muçaj nga Tepelena. Ngjarja ka ndodhur pak më parë teksa Muçaj i transportonte emigrantët me automjet në drejtimin verior.
Muçaj është arrestuar menjëherë ndërsa shtetasit sirianë po trajtohen me ushqim dhe nesër do të deportohen për në Greqi. s.b/abcnews.al/