U ka skaduar pasaporta? Qeveria merr vendimin për zgjedhjet

schedule22:46 - 31 Mars, 2021

schedule 22:46 - 31 Mars, 2021

Një javë pas vendimit për kartat e identitetit, qeveria shqiptare me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur sot zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaportat që u ka përfunduar apo përfundon afati deri në 25 prill.

Vendimi është marrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe që pasaporta u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria e kësaj të fundit është zgjatuar deri në 30 prill.

Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike me qëllim pjesëmarrjen në votim të atyre që u kanë skaduar mjetet e identifikimit. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga presidenti Ilir Meta, ndërsa mori “Ok” edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama./ db/ Abcnews.al