U infektua nga një punonjës, tigri në kopshtin zoologjik rezulton pozitiv për virusin korona

schedule10:03 - 6 Prill, 2020

schedule 10:03 - 6 Prill, 2020

Një tigër në kopshtin zoologjik të New York-ut është bërë i pari i llojit të tij që rezulton pozitiv për koronavirusin. Tigri 4-vjeçar me emrin Nadia doli pozitiv për koronavirusin pasi kujdestarët e tij vunë re që kishte një kollë të thatë dhe më pas i bënë një test.

Ekspertët thonë se tigri do të bëhet mirë së shpejti, shkruan abcnews.al

Nadia u testua pasi edhe pse tigra të tjerë dhe një luan në kopshtin zoologjik filluan të kishin simptoma të ngjashme me sëmundjen respiratore. Sipas Departamentit të Bujqësisë në Shtet e Bashkuara, asnjë kafshë tjetër në kopshtin zoologjik nuk po shfaq simptoma.

Testi për Covid-19 që iu bë Nadias nuk është i njejtë më atë që u bëhet njerëzve. Ndërsa, besohet se kafshët në kopshtin zoologjik janë infektuar nga një punonjës i cili kishte qenë i sëmurë por nuk ka pasur simptoma. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!