Një deputet iranian i infektuar me koronavirus ka vdekur. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve.
Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh si përfaqësuesi për Astana Ashrafieh javën e kaluar, besohet se është testuar pozitiv me virusin disa ditë më parë.
Ai vdiq të Shtunën në mëngjes pasi u dërgua në spital me siptoma gripi, që rezultoi më pas të ishte i infektuar me virusin e ri.
Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha që koronavirusi u ka marrë jetën 43 njerëzve në Republikën Islamike, dhe janë 593 rasteve të konfirmuara.
Sidoqoftë zyrtarët në sistemin shëndetësor të Iranit i thanë BBC-së se të paktën 210 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.
Koronavirusi ka hyrë në qeverinë dhe parlamentin e Iranit duke ngjallur frikë mes drejtuesve.
Pas zv.Presidentes Masoumeh Ebtekar dhe zv.ministrit të Shëndetësisë, sëfundmi janë zbuluar edhe katër deputetë me koronavirus, njëri prej të cilëve nuk e përballoi dhe humbi jetën.
/abcnews.al