Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U infektua me koronavirus, humb jetën nënkomisari i eskortës së kryeministrit italian

schedule16:02 - 4 Prill, 2020

schedule 16:02 - 4 Prill, 2020

Nënkomisari i eskortës së kryeministrit italian Giuseppe Conte, Giorgio Guastamacchia ka ndërruar jetë në një spital në Romë. Sipas raportimeve të mediave vendase, 52-vjeçari humbi jetën pas impilikimeve pneumonike të shkaktuara nga koronavirusi.

Guastamacchia, baba i dy fëmijëve ishte infektuar disa javë më parë dhe menjëherë ishte shtruar në spital ku ishte intubuar nga mjekët. Ndërsa, gjatë ditës së sotme, kanë ndërruar jetë edhe tre mjekë të tjerë në Itali duke bërë që bilanci të rritet në 80.

Deri më tani, si pasojë e koronavirusit në Itali kanë ndërruar jetë 14,681 persona dhe rezultojnë të infektuar 119,827. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!