Një ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Emini njoftoi se ishte infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri me dije përmes një reagimi në rrjete sociale, teksa shprehej se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kishte simptoma.
“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore.“, shkroi ndër të tjera këngëtarja.
Ndërkohë në një reagim të dytë në Instagram, teksa ka ndarë një imazh me motrën e saj, këngëtarja apelon qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e distancimit social.

“Na pozitivat. Falenderojmë të gjithë për mesazhet motivuese që kemi marrë. Fatmirësisht jemi mirë. Me shpresë se do e kalojmë mirë deri në shërim të plotë. Ju përshëndesim të gjithëve. Mbani distancën, Vendosni maskën. Mbani higjienën.”, shkruan këngëtarja. /abcnews.al/
‘

