Gjashtë ditë më parë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, njoftoi se është infektuar me koronavirus.
Mustafa është vetëizoluar dhe po trajtohet në shtëpinë e tij. Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës në një bisedë për Zeri.info, ka treguar se gjendja shëndetësore e babait të tij është e mirë dhe stabile.
“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infektuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë Mustafa.
Ai më tej ka treguar se e gjithë familja po kujdeset për të, ndërsa askush tjetër prej anëtarëve të familjes nuk është infektuar nga ky virus.
“Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë, por nuk jemi infektuar”, ka shtuar Mustafa.