U hodhi benzinë fqinjëve, arrestohet 38 vjeçari në Elbasan

schedule15:21 - 14 Janar, 2021

schedule 15:21 - 14 Janar, 2021

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38 vjeçar i cili një natë më parë ka hedhur benzinë në trump dhe ka ndezur shkrepësen ndaj finjëve të tij.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale Ç.Z, i cili dyshohet  nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve  S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: “Çmendet” i riu në Elbasan, i vë zjarrin me benzinë shtëpisë së tij dhe të fqinjit, disa të asfiksuar

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet  nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve  S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policë. /abcnews.al