“U hodhën nga anija dhe ikën me vrap”, kapen tre shqiptarët

schedule11:31 - 1 Maj, 2019

schedule 11:31 - 1 Maj, 2019

Tre shqiptarë ranë në pranga pasi tentuan që të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe me një anije. Mediat kanë bërë të ditur se ata ishin fshehur në bordin e një anije tregtare që lundronte drejt Ridham.

Por ndërkohë që po bëhej gati të ankorohej, dy prej tyre u hodhën pranë urës Kingsferry. Një dëshmitar në momentin e ngjarjes tha se ata u hodhën nga anija dhe më pas tentuan të largoheshin me vrap përgjatë linjës së hekurudhës.

Disa nga inxhinierët e hekurudhës u përpoqën t’i ndalonin, por nuk mundën. Duhej ndërhyrja e policisë së Kent-it, të cilët filluan të kontrollonin zonën. Ata arritën t’i kapnin dy shqiptarët dhe t’i dorëzonin në Zyrën e Emigracionit.

Këta të fundit sqaruan për mediat se tre shqiptarëve u është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe dhe priten të deportohen. Për sa i përket anijes, ajo mbante minerale për një kompani. Përpara se të shkonte në Britani, ajo kishte kaluar në veri të Spanjës, në Gijon dhe Bilbao./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!