U hodh në lumë, por nuk doli më. 17-vjeçari shqiptar humb jetën

schedule08:44 - 4 Korrik, 2019

schedule 08:44 - 4 Korrik, 2019

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali pasi u mbyt në lumë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu quhet G. Muca. Paraprakisht dyshohet se të riun e mori rrjedha e lumit dhe ngeci mes shkëmbinjve, pa pasur mundësi që të shpëtonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në Valchiusella. Adoleshenti ishte sëbashku me dy miq dhe kishin menduar që t’u shpëtonin temperaturave të larta duke u larë në lumë në një zonë mjaft të preferuar për turistët.

Megjithatë diçka shkoi keq. “U hodh nga një shkëmb, por nuk u shfaq më. Fillimisht menduar se po bënte vete. Pas disa momentesh, e kuptuam se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur dy shokët e Mucës për karabinierët.

Autoritetet dyshojnë se i riu është hedhur shumë thellë dhe për shkak të rrjedhës ka ngecur mes shkëmbinjve. Polumbarët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të tij, që u dërgua në institucionin e mjekësisë ligjore në Strambino.

Fillimisht edhe dy shokët e 17-vjeçarit tentuan ta shpëtonin, por nuk mundën ta nxirrnin jashtë për shkak të rrymës. Do të jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë se çfarë ndodhi mbi Mucën.

Ai nuk kishte plagë në trup, çka përjashton mundësinë se mund të ketë humbur vetëdijen në ujë për shkak të përplasjes me shkëmbinjtë./abcnews.al