Shpërndante droga të forta në Tiranë, pranga 29-vjeçarit

schedule16:37 - 25 Janar, 2025

schedule 16:37 - 25 Janar, 2025

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar, i cili  shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në Astir

Arrestimi i të riut u bë pasi gjatë kontrollit fizik,kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!