U hodh në erë me eksploziv, makina nuk ishte në pronësi të Sadikajt. Zbulohet sherri, si qëlloi 27-vjeçari 3 herë me thikë vlonjatin në 2019

schedule17:25 - 11 Qershor, 2022

schedule 17:25 - 11 Qershor, 2022

Detaje të reja janë zbuluar nga e kaluara e errët e 27-vjeçari Aleksndër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë pasditen e sotme pas një atentati me tritol.

Abc mëson se Sadikaj akuzohet për një plagosje të ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të cukës në Sarandë.

Sadikaj, në bashkëpunim me një person tjetër ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.

40-vjeçari gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqzimi Mish-Peshkut.”

Sadikaj u shpall në kërkim më 9 korrik të 2019-ës dhe në 30 korrik mori masë sigurie në mungesë “Arrest me burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet nëse Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë çështje.

Ndërkohë makina me të cilën udhëtonte Sadikaj sot, nuk ishte në pronësi të tij.

Një sasi tritoli prej 150 gramësh ishte vendosur në anën e shoferit.

27-vjeçari arriti të dilte nga makina me shenja jete, por pa gjymtyrët e poshtme. Ai u transportua në spital, ku humbi jetën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!