TIRANË- Gjykata e posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe pushoi çështjen ndaj kryetarit te bashkisë se Lezhës Pjerin Ndreu, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim detyrë”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.
Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me ndërtimin e një trotuari në rrugën Lezhë-Shëngjin.
Partia Demokratike e akuzonte Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Po ashtu u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe ishin marre me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës./abcnews.al