Një plagë në shpatull, çfarë i shkaktoi vdekjen 34 vjeçarit të gjetur pajetë në Vlorë

schedule15:19 - 13 Nëntor, 2019

schedule 15:19 - 13 Nëntor, 2019

34 vjeçari Kreshnik Dashaj i cili u gjet pa jetë në rrugë mëngjesin e sotëm në Vlorë, dyshohet se ka një palgë në trup të shkaktuar me armë zjarri. Policia njofton se nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, por pas ekspertizës së plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. Gjithashtu bëhet e ditur se 34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nuk njihej si person me precedent penal.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

 Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

 34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

 Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve. /abcnews.al