U gjet i vrarë në kanal, flet nëna e Indrit Ndojt: E pyeta nëse donte bukë dhe më tha…

schedule16:56 - 21 Tetor, 2022

schedule 16:56 - 21 Tetor, 2022

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 34- vjeçarin Indrit Ndoj që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Personi i fundit që ka komunikuar me 34-vjeçarin ka qenë nëna e tij, e cila tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme.

Nëna ka deklaruar se ka pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën, dhe 34-vjeçcari i ka thënë se do të vijë.

Nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as një lagje dhe me askënd tjetër. kjo e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve për zbardhjen e ngajrjes dhe gjetjen e autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.

Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej./BW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!