U gjet e mbytur në Vlorë/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë: Gruaja kishte dy ditë në det, çfarë dyshon policia

schedule10:19 - 4 Janar, 2024

schedule 10:19 - 4 Janar, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga trupi i gjetur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Plazhit në Vlorë.

Në një lidhje me “Breaking News”, gazetari Elton Nika zbuloi se bëhet fjalë për trupin e një gruaje dhe policia dyshon se trupi mund të ketë dy ditë në det.

Ndërkohë, në policinë e Vlorës po kërkohet një person që ka humbur më herët, por nuk korrespondon me gruan.

Nga informacionet e para dyshohet që të jetë e mbytyr aksidentalisht në plazhin e Vlorës. Zona në të cilën është gjetur është zonë ranore në plazhin e Vlorës, si pasojë një nga dyshimet e policisë është që mund të jetë mbytur në një zonë tjetër dhe ka përfunduar këtu.

Ndërkohë, pritet ekspertiza mjekoligjore që të përcaktojë shkakun e mbytjes së gruas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!