Gazetari Leonidha Musai ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në plazhin e Durrësit, ku një grua u gjet e pajetë.
LEXO EDHE: Gjendet e pajetë një grua në plazhin e Durrësit, kufoma pikaset nga kalimtarët e rastit
Sipas informacioneve nga policia, e cila ka kqyrur kufomën në vendin e ngjarjes, mësojmë se viktima nuk kishte shenja dhune. Kjo lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, apo me një mbytje të kryer nga vetë 53-vjeçarja. Por rrethanat, pse e kanë çuar gruan drejt këtij akti kaq fatal, ende nuk dihen, pasi të afërmit e saj dhe familjarët po merrennë pyetje.
Më pas do të dali dhe shkaku që është mbytur kjo 53-vjeçare. Ndërsa, më tej, mund të kemi dhe detaje të tjera rreth kësaj ngjarje, e cila po hetohet nga policia./abcnews.al