U gjet e mbytur në lumin Buna/ Policia: Nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 9-vjeçares

schedule13:40 - 5 Maj, 2024

schedule 13:40 - 5 Maj, 2024

Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër.

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar ku bën me dije se në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares, e cila u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!