Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra, ka siguruar pamjet e automjetit të shkrumbuar i cili u gjet në Larushkë. Dyshohet se makina e gjetur e djegur u përdor nga autorët e atentatit me 3 viktima pasditen e sotme.
Brenda automjetit policia gjeti edhe një armë.
Dyshohet se hakmarrja ka qenë shkak i atentatit të sotëm (17 korrik) me 3 viktima.
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.
Lexo edhe: Saga e vrasjeve, nga Malko, Mihasi dhe Martinaj, kush po i ekzekuton një nga një miqtë e Ervis Martinajt?
Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën të shkrumbuar pasi makina shpërtheu në flakë. Ishin të afërmit e Diklen Vakës që konfirmuan se ndodhej në makinë me Martinaj dhe Hoxhën, por do të jetë AND-ja që do të vërtetojë identitetin.
Gazetari i Abc, Leonidha Musai mëson se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.
Gjithashtu, Martinaj dyshohet se ka qenë autor i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021 në Laç.
Policia ka blinduar Tiranën dhe është vënë në kërkim të autorëve.
Lexo edhe: RENEA aksion për kapjen e autorëve të masakrës me 3 viktima, dyshohet se janë nga Nikla
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./Abcnews.al/