Dy vajza janë qëlluar nga një burrë pasi njëra prej tyre ngatërroi makinën e tij me të sajën në një parking pranë Austin, Teksas. Një nga nxitëset e tifozeve, Peyton Washington, 18 vjeç, ndodhet në spital në gjendje kritike, sipas familjes.
Vajza tjetër është jashtë rrezikut për jetën, në një incident që ka tronditur komunitetin lokal në qytetin Elgin të Teksasit. Të shtënat ndodhën rreth orës 00:15 të së martës jashtë një supermarketi në Elgin, rreth 25 milje nga Austin.
Vajzat po ktheheshin nga stërvitja dhe ndaluan në supermarket ku disa prej tyre kishin parkuar makinat. Sipas informacioneve ndodhi një sherr në parking dhe u dëgjuan të shtëna në drejtim të një automjeti.
Nxitësja e tifozëve Heather Roth tha se doli nga makina e shoqes së saj për të hipur në të sajën, por ngatërroi makinën dhe aty ndodhi gjithë ngjarja e rëndë.
/abcnews.al