“U frymëzova nga Enca dhe hapa ‘OnlyFans'”, blogerja zbulon fotot e publikuara: Fitoj para

schedule10:50 - 19 Tetor, 2021

schedule 10:50 - 19 Tetor, 2021

“OnlyFans” është një nga rrjetet sociale më në trend të momentit. Pjesë të tij janë bërë edhe shumë personazhe të njohur shqiptar, të cilët e shohin si një mënyrë të mirë për të përfituar financiarisht.

Më e fundit është Redona Koçi, e cila nga publiku njihet si “juristja seksi”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se për këtë rrjet social u frymëzua nga shoqja e saj Enca. Si pasojë vendosi të hapte një llogari personale dhe doli e suksesshme.

LEXO EDHE: “E lidhur prej 8 vitesh me një djalë të pasur”, Redona Koçi: Pse s’më pëlqen kur më thërrasin ‘juristja seksi’

“E ka edhe një shoqja ime Enca, e pash që kishte hapur ajo, thash pse mos ta hap. Është një mënyrë përfitimi shumë e mirë. Pse jo fotot që unë hidhja në Instagram pa pagesë, ndërsa atje kur i hedh fitoj. Mund të them nuk jam deri në atë pikë pornostare. Janë foto të pranueshme, foto seksi, nuk është se nuk i postoj në Insta, thjesht fitoj aty. Thash do e hap, do e provoj, rezultoj e suksesshme dhe nuk e mbylla”, u shpreh Redona. l.k/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!