U filmua pa maskë në sallonin e bukurisë, Pelosi: Më futën në kurth, e pranoj “fajin”

schedule23:56 - 2 Shtator, 2020

schedule 23:56 - 2 Shtator, 2020

Demokratja Nancy Pelosi ka deklaruar ditën e sotme se ra pre e një kurthi, sa i përket pamjeve të publikuara nga Trump ku ajo duket pa maskë në një sallon bukurie.

Duke theksuar se ra pre e një kurthi, Pelosi tha se pronari i sallonit në San Francisco duhet t’i kërkojë ndjesë, shkruan abcnews.al

Pelosi mbajti një konferencë shtypi për të folur rreth çështjes në fjalë pasi Fox Neës zbuloi se ajo nuk kishte mbajtur maskën në ambientet e eSalon pasi lau dhe thau flokët.

Në pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë, ajo duket teksa lëvizte pa maskë, pamjë që u bënë virale në mediat sociale ndërsa shumë njerëz nuk ngurruan ta vinin në lojë, përfshirë këtu edhe Presidentii Donald Trump.

“Unë pranoj përgjegjësitë që i besova një salloni lagjeje ku kam qenë gjatë këtyre viteve shumë herë, dhe kur ata thanë se ishin në gjendje që të akomodonin persona një nga një…u besova.  Mesa duket paska qenë kurth. Ishte një kurth dhe unë dhe unë rashë pre e tij, për këtë mbaj përgjegjësi.”

Sipas udhëzimeve të San Franciskos nuk lejohet që sallonet e bukurisë në ambiente të mbyllura të hapen. Mijëra biznese të Kalifornisë janë mbyllur përgjithmonë për shkak të masave shtrënguese. S.B /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!