U fik si me buton te Reali, Odegaard transferohet në Angli

schedule11:17 - 22 Janar, 2021

schedule 11:17 - 22 Janar, 2021

Martin Odeggard, mesfushori i Real Madrid, ka pranuar të transferohet në Premier League. Arsenali do të jetë ekipi i ri i norvegjezit, i cili te kampionët e Spanjës nuk pati hapësira dhe kërkoi largimin.

Odegaard do të huazohet te “Topçinjtë” dhe raportohet se nuk do të ketë klauzolë që i jep mundësinë Arsenalit ta blejnë. Në fund të sezonit klubet mund të diskutojnë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për çmimin.

Mesfushori nuk do të marrë pjesë në seancën stërvitore të sotme me Realin, pasi do të mbyllë marrëveshjen me Arsenalin dhe është i fokusuar plotësisht te nisja e aventurës së re në Premier League. /abcnews.al